Hamza nuk i druhet përballjes me Kurtin: Mungesa e rezultateve të tij janë avantazh për mua
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë tha se koalicionet kanë prodhuar qeverisje të mirë në të kaluarën. “Nëse i referohem konkretisht, rezultate ma të dobëta se qeverisja aktuale nuk ka pasur asnjë qeveri”, tha Hamza. Kur u pyet se a i frikësohet përballjes në zgjedhje me një kryeminstër që po e çon…
Lajme
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë tha se koalicionet kanë prodhuar qeverisje të mirë në të kaluarën.
“Nëse i referohem konkretisht, rezultate ma të dobëta se qeverisja aktuale nuk ka pasur asnjë qeveri”, tha Hamza.
Kur u pyet se a i frikësohet përballjes në zgjedhje me një kryeminstër që po e çon deri në fund mandatin e tij, duke iu referuar Kurtit, Hamza tha: “Nëse i referohem rezultateve është avantazh sepse nuk ka rezultate”.
Bedri Hamza në emisionin “Click” në RTV21 tha se nëse vjen në pushtet parasheh buxhet prej 17 miliardë euro për katër vjet. Ai tha se këto do të arrihen përmes të hyrave buxhetore.
“Dhe këto do të jenë për pagat, unë kam premtu rritjen e pagave , pensioneve, financimin e mallrave dhe shërbimeve, dhe pjesa tjetër e madhe e investimeve kapitale.”, tha Hamza.
Sa i përket premtimit për rritjen e pagave ai tha se këtë premtim e ka bërë edhe në të kaluarën dhe e ka realizuar, e një gjë të tillë shtoi se do ta bëj edhe tani nëse i fiton zgjedhjet e 9 shkurtit.
“50% do të ketë rritje të pagave dhe kjo do të ndodh në fillim të mandatit, nëse nuk ndodh në vitin e parë sigurisht se vitin e dytë s’ka me pritë si kryeministër.”, tha ai.