Policia jep detaje për aksidentin ku mbeti i vdekur një person në Volljakё të Klinës: Nuk iu përshtat kushteve të rrugës
Një i ri ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Volljakë të Klinës. Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka thënë se ngasja nuk përshtatej me kushtet e rrugës dhe si pasojë vetura ra në humnerë. “Deri te ky aksident dyshohet se ka…
Lajme
Një i ri ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Volljakë të Klinës.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka thënë se ngasja nuk përshtatej me kushtet e rrugës dhe si pasojë vetura ra në humnerë.
“Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Klinё-Gjakovё, me tё arritur ne fshatin Volljakё-Klinё, duke mos ju pёrshtatur shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs i njëjti humb kontrollin dhe bie nё humnerё. Si pasojё e kёtij aksidenti vozitёsi kishte ndёrruar jetё ne vendin e ngjarjёs kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa pasagjeri ka pёsuar lëndime trupore. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndёrsa rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR-DRP Pejё”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/