Fier- 17-vjeçari ther me thikë bashkëmoshatarin

Një 17-vjeçar dyshohet se ka therur me thikë një bashkëmoshatarë të tij në Fier. Sipas Policisë vepra cilësohet si “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë”. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier arrestuan 17-vjeçarin me iniciale B.D, për veprën penale “Vrasje me dashje”,…

Lajme

14/12/2024 16:27

Një 17-vjeçar dyshohet se ka therur me thikë një bashkëmoshatarë të tij në Fier.

Sipas Policisë vepra cilësohet si “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier arrestuan 17-vjeçarin me iniciale B.D, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë”, thuhet në njoftimi e policisë.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi të premten në shkollën e mesme “Mustafa Hoxha”, Cakran.

“Konflikti midis të miturve ka nisur pasi i plagosuri me thikë H. Xh., pretendonte se autori i dyshuar, me iniciale B. D., shpërndante në rrjetet sociale fotografi të tij”.

Viktima është duke u trajtuar dhe jashtë rrezikut për jetë.

Sakaq thika e përdorur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.