Flasin nga QKUK për gjendjen e të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit

Dy persona po trajtohen në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nga lëndimet e marra nga shpërthimi i një bombole gazi në një autolarje, ngjitur me një pompë të derivateve në lagjen Veternik të Prishtinës. Mjekja kujdestare në Klinikën Emergjente, Nerxhivane Kadriu tregon se gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut për…

Lajme

13/12/2024 17:49

Dy persona po trajtohen në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nga lëndimet e marra nga shpërthimi i një bombole gazi në një autolarje, ngjitur me një pompë të derivateve në lagjen Veternik të Prishtinës.

Mjekja kujdestare në Klinikën Emergjente, Nerxhivane Kadriu tregon se gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë dhe se trajtimi i tyre po vazhdon.

“Stabil janë aktualisht. Ende nuk i kemi kryer të gjitha. Pa u përfunduar rasti nuk mund të them është i lënduar aty e më pas të del edhe diçka tjetër. Po, jashtë rrezikut për jetë janë”, tha Kadriu.