Përurohet salla e lojërave për fëmijë në repartin e pediatrisë në Mitrovicë

Ambasadorja e Izraelit në Prishtinë Tamar Ziv dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia përuruan sot sallën e lojërave kushtuar fëmijëve të shtruar në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës. Ky projekt është një dedikim nga fëmijët e Izraelit për fëmijët e Kosovës në kujtim të fëmijëve të Izraelit që u vranë në…

Lajme

13/12/2024 16:33

Ambasadorja e Izraelit në Prishtinë Tamar Ziv dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia përuruan sot sallën e lojërave kushtuar fëmijëve të shtruar në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Ky projekt është një dedikim nga fëmijët e Izraelit për fëmijët e Kosovës në kujtim të fëmijëve të Izraelit që u vranë në masakrën e Hamasit më 7 tetor 2023.

Diplomatja izraelite tha se partneriteti ndërmjet Izraelit dhe Kosovës është i bazuar në vlerat e përbashkëta të humanizmit.

“Jam thellësisht e prekur nga solidariteti i popullit të Kosovës, i cili ka qëndruar me Izraelin në këto kohë të vështira. Dhembshuria juaj tregon lidhjen e qëndrueshme midis kombeve tona dhe pasqyron më të mirën e njerëzimit. ne duhet të qëndrojmë gjithmonë të bashkuar kundër urrejtjes dhe dhunës Kjo sallë lojërash i kushtohet kujtimit të atyre fëmijëve të cilëve iu dha fund jeta në moshë kaq të re dhe është një dhuratë nga fëmijët dhe populli izraelit për fëmijët dhe popullin e Kosovës si simbol i jetës”, tha ambasadorja Ziv.

Salla e lojërave për fëmijë do të shërbejë si një vend argëtimi dhe pushimi për fëmijët e spitalit të përgjithshëm të Mitrovicës.

“Ndërsa i kushtojmë këtë sallë lojërash, le t’i përkushtohemi edhe kauzës së paqes dhe unitetit. Le të na kujtojë përgjegjësinë e përbashkët që mbajmë për të mbrojtur më të pambrojturit mes nesh. Le të na frymëzojë të përpiqemi për një botë ku të gjithë fëmijët, pavarësisht se ku kanë lindur, mund të jetojnë në siguri, dashuri dhe harmoni. Uroj që kjo hapësirë të jehojë me të qeshurat e fëmijëve dhe të qëndrojë si një testament i forcës së qëndrueshme të jetës, edhe përballë tragjedive më të mëdha”, tha Ziv.

Izraeli më 7 tetor 2023 përjetoi sulmin më të keq ndaj hebrenjve që nga Lufta e Dytë Botërore ku brenda një dite terroristët e Hamasit vranë, torturuan, përdhunuan dhe dogjën të gjallë 1200 njerëz dhe plagosën mijëra, prej tyre 39 ishin foshnje, të vegjël dhe fëmijë.