Lista Serbe dorëzon listën e kandidatëve për deputetë në KQZ: Jemi të vendosur të luftojmë për 10 vende parlamentare

Lista Serbe ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit në KQZ. Përmes një postimi në Facebook, Lista Serbe ka publikuar një video ku shihen 48 kandidatët për deputetë e në mesin e të cilëve shihen edhe Igor Simic dhe Slvako Simic, ndërkohë aty s’shihet fare ish-kreu i Listës Serbe, Goran…

Lajme

11/12/2024 15:12

Lista Serbe ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit në KQZ.

Përmes një postimi në Facebook, Lista Serbe ka publikuar një video ku shihen 48 kandidatët për deputetë e në mesin e të cilëve shihen edhe Igor Simic dhe Slvako Simic, ndërkohë aty s’shihet fare ish-kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek ka thënë Lista Serbe do të luftoj për 10 vende parlamentare të cilat janë të rezervuara për serbët dhe do t’i marr ato, shkruan lajmi.net.

“Sot, siç mund ta shihni këtu, ne nga të gjitha anët e Kosovës dhe Metohisë jemi të vendosur të luftojmë për 10 vende parlamentare dhe sigurisht që do t’i fitojmë të gjitha dhjetë vendet e parapara për komunitetin serb. Për shkak të Milloshit, Nikollës, Kristianit, Darës, Stefanit dhe të gjithë vëllezërve tanë të burgosur padrejtësisht, ne hyjmë kurrë më të fortë në këtë luftë demokratike, sepse e dimë se çfarë po mbrojmë dhe për çfarë po luftojmë. Dhe në fund, rroftë harmonia serbe, rroftë bashkimi serb, rroftë lista serbe dhe rroftë shteti i Serbisë!”, thuhet në postimin e Listës Serbe. /Lajmi.net/ 

Postimi i tyre i plotë në Facebook: