Gërvalla: Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Vuçiqit të ndalojë organizimin e konfliktit në rajon

Ministrja e Punëve te Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se sulmi që ndodhi në kanalin kryesor të Ibër Lepencit është një shembull tjetër i agresionit terrorist kundër demokracisë së Kosovës. Në një postim në platformën X, ajo ka deklaruar se sulmi i mbrëmjes së 29 Nëntorit është në linjë me atë Banjskës së…

Lajme

30/11/2024 08:37

Ministrja e Punëve te Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se sulmi që ndodhi në kanalin kryesor të Ibër Lepencit është një shembull tjetër i agresionit terrorist kundër demokracisë së Kosovës.

Në një postim në platformën X, ajo ka deklaruar se sulmi i mbrëmjes së 29 Nëntorit është në linjë me atë Banjskës së vitit 2023, siç thotë ajo ishte koordinuar, trajnuar dhe financuar nga Serbia.

“Sulmi i ri është kopjuar nga libri i sulmeve ruse kundër infrastrukturës kryesore në Ukrainë”.

“Ne kërkojmë nga të gjithë partnerët ndërkombëtarë që t’i bëjnë presion presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që menjëherë të ndalojë organizimin dhe nxitjen e konfliktit në rajon”, ka thënë Gërvalla.