Paguajnë për një destinacion, përfundojnë krejt diku tjetër: “Gmica Travel” ua mori paratë për hotel midis sheshi, i çoi diku mbi 1 orë larg, ndërhyn policia turke

Gmica Travel i zhgënjen edhe njëherë tjetër qytetarët të cilët atyre iu besuan. Nga ajo se çka redaksisë së lajmi.net ia kanë konfirmuar udhëtarët e rënë pre, janë mashtruar në oferta. 100 euro ofertë për një hotel në sheshin e Taksimit, apo Lalei. Hiq më pak se 30 qytetarë përfundojnë diku që nuk ka të…

Lajme

29/11/2024 19:19

Gmica Travel i zhgënjen edhe njëherë tjetër qytetarët të cilët atyre iu besuan.

Nga ajo se çka redaksisë së lajmi.net ia kanë konfirmuar udhëtarët e rënë pre, janë mashtruar në oferta.

100 euro ofertë për një hotel në sheshin e Taksimit, apo Lalei.

Hiq më pak se 30 qytetarë përfundojnë diku që nuk ka të bëjë fare me vendin për të cilin ata kanë paguar.

Thënë më ndryshe, në një hotel sipas dëshirës së agjencisë, një orë larg nga qendra.

“Ndaq rrini e ndaq shkoni. S’keni çka boni”, ka qenë përgjigja e punëtorëve të kompanisë.

Kjo ka çuar në protestë të udhëtarëve, e në rast involvohen pastaj edhe Policia turke.

Në një përgjigje të kompanisë për redaksinë gjendet edhe arsyetimi i tyre

Video e gazetares që tregon rrjedhimisht detajet e krejt kësaj: