Paralajmërimi për padi i Çitakut- Reagon deputetja e LVV-së, Arbresha Kryeziu – Hyseni

Deklarimit të sekretares së përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitaku, se do ta padisë deputeten e LVV-së për shpifje i ka reaguar vetë Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbresha Kryeziu- Hyseni. Kryeziu – Hyseni kishte deklaruar se dy zyrtarë të PDK-së kanë lobuar kundër heqjes së masave sanksionuese ndaj Kosovës, transmeton Telegrafi. Deputetja Kryeziu – Hyseni thotë…

Lajme

29/11/2024 16:30

Deklarimit të sekretares së përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitaku, se do ta padisë deputeten e LVV-së për shpifje i ka reaguar vetë Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbresha Kryeziu- Hyseni.

Kryeziu – Hyseni kishte deklaruar se dy zyrtarë të PDK-së kanë lobuar kundër heqjes së masave sanksionuese ndaj Kosovës, transmeton Telegrafi.

Deputetja Kryeziu – Hyseni thotë se tashmë ka reaguar një tjetër lobuese për mos heqjen e masave të vendosura nga BE.

Dy zotërinjtë e PDK-së nuk kanë reaguar për lobimin e tyre që mos t’i hiqen masat Kosovës, por paska reaguar një lobuese tjetër nga PDK, Vlora Çitaku.

Secila fytyrë që del për të folë më e pakëndshme për historinë e Kosovës. Ndoshta është e udhës të reagoj kjo që është e njohur për këso projektesh, dikur mbronte e shtynte tutje projektin e shkëmbimit territorial sot kinse demanton atë të lobimit për mosheqje të masave për Kosovën. Konsistente në projektet e veta”, ka shkruar ajo./Lajmi.net