Vëllau i Liridona Ademaj: Fëmijët më shumë i brengos fakti se si babai e shtrëngoi krahun e nënës së tyre që vrasja të kryhet sa më lehtë
Sot bëhen një vit nga vrasja e Liridona Ademaj. Në përvjetorin e saj vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj ka rrëfyer për lajmi.net detaje nga ajo çfarë di në lidhje me vrasjen. Ai thotë se deri më tani nga detajet që kanë marrë nga prokuroria është bërë tërësisht e qartë se vrasja e saj është planifikuar…
Lajme
Sot bëhen një vit nga vrasja e Liridona Ademaj.
Në përvjetorin e saj vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj ka rrëfyer për lajmi.net detaje nga ajo çfarë di në lidhje me vrasjen. Ai thotë se deri më tani nga detajet që kanë marrë nga prokuroria është bërë tërësisht e qartë se vrasja e saj është planifikuar nga burri i Liridonës, Naim Murselaj.
“Vrasja e Liridona Ademaj ka ndodhur në bashkëkryerje duke u planifikuar duke u gjetur ekzekutori duke blerë armët dhe të tre së bashku duke organizuar e ekzekutuar vrasjen e gruas së bashkëkryesit Naim Murseli sipas porosisë së tij në mënyrë dinake. Është bërë tërësisht e qartë se Naimi ka kërkuar nga Kushtrimi që ti ndihmojë të vrasë Liridonën duke i dhënë mbështetje në planifikim e organizimin e vrasjes duke e gjetur një person që e njeh se mund ta kryejë këtë punë. Kushtrimi kishte gjetur dorasin Granit Plava si personin adekuat sipas Kushtrimit. Sipas planifikimit të tyre i kishin kërkuar Granitit të ekzekutonte planin i cili në natën kritike sipas koordinimit, Granit Plava e ekzekuton motrën tone duke e mbajtur shtrëngueshëm për krahu Naimi, në veturë në prezencë të dy fëmijëve të mitur. Është e papara mendueshme sesi është ndjerë motra ime e tradhtuar dhe e pambrojtur nga personi që duhej ta mbronte.” ka thënë ai.
Tutje Leonardi shton se akoma më shumë i brengos fakti që fëmijët ishin në veturë dhe panë se si ndodhi vrasja e nënës së tyre. Ai gjithashtu tha se fëmijët tashmë gjenden nën kujdesin social në Suedi.
Familja e Liridona Ademaj kërkon nga prokuroria që sa më shpejtë të ngrisë një aktakuzë dhe dënim maksimal për kryesit e këtij krimi makabër.
“E kuptojmë që prokuroria duhet të përgatisë aktakuzën sipas Ligjit në mënyrë profesionale dhe për këtë ka afat ende në bazë të ligjit por ngritja e një aktakuze sa më shpejt dhe dënimi maksimal që parasheh kodi penal i Republikës së Kosovës është një lehtësim për ne si familje dhe për gjithë popullin sakrifikues dashamirës të Kosovës.” ka thënë Leonardi.
Për më shumë ndiqni videon e realizuar nga gazetarja e lajmi.net.