Kandiq publikon fotografi të prokurores kosovare për krime lufte Hajdari dhe prokurorit serb Lazoviq: Hap i bukur drejt normalizimit

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka publikuar një fotografi të përbashkët të prokurores kosovare që ka hetuar për krime të luftës deri në vitin 2023, Drita Hajdari, dhe prokurorit i Serbisë për krime lufte, Radovan Lazoviq, në një konferencë të Fondit për të Drejtën Humanitare. Kandiq e ka quajtur këtë fotografi…

Lajme

29/11/2024 14:54

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka publikuar një fotografi të përbashkët të prokurores kosovare që ka hetuar për krime të luftës deri në vitin 2023, Drita Hajdari, dhe prokurorit i Serbisë për krime lufte, Radovan Lazoviq, në një konferencë të Fondit për të Drejtën Humanitare.

Kandiq e ka quajtur këtë fotografi si një hap të bukur drejt normalizimit.

“Një hap i bukur drejt normalizimit – Prokurorja për krime lufte në Kosovë 2016-2023 Drita Hajdari dhe prokurori i Serbisë për krime lufte Radovan Lazovic në një konferencë mbi gjyqet për krimet e luftës të organizuar nga FDH”, ka shkruar Kandiq.