LDK thotë se u dhanë 100 mijë euro për këtë tokë, por ajo mbeti djerrinë: Ministri Peci të publikojë listën e përfituesve për arra e lajthi
Nënkryetari i Forumit Rinor të LDK-së Egzon Pacolli, ka publikuar një video të një are të papunuar, për të cilën ka thënë se janë dhënë 100 mijë euro nga ministria e Faton Pecit, por se toka ka mbetur djerrinë. Në publikimin e kësaj video, Pacolli ka pyetur se ku kanë përfunduar fondet e grandit prej…
Lajme
Nënkryetari i Forumit Rinor të LDK-së Egzon Pacolli, ka publikuar një video të një are të papunuar, për të cilën ka thënë se janë dhënë 100 mijë euro nga ministria e Faton Pecit, por se toka ka mbetur djerrinë.
Në publikimin e kësaj video, Pacolli ka pyetur se ku kanë përfunduar fondet e grandit prej 100 mijë euro, të marra nga Ministria e Bujqësisë, derisa kërkoi që ministri Faton Peci të publikojë listën e përfituesve për vitin 2024 për arra dhe lajthi, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Njeriu i pushtetit, Enver Bajrami, është pronar i kompanisë Galaxy AE l.l.c. Kompania e cila ka përfituar një grant prej 100 mijë eurosh në vitin 2022, nga Ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga Faton Peci.
Ju lutem, shikoni pamjet dhe gjykoni vetë:
A është punuar ndonjë gjë tash e dy vite?
Ku kanë përfunduar fondet e grantit ?
Po ashtu, i bëj thirrje Faton Pecit që të publikojë listën e përfituesve për vitin 2024, për Masën 1, Nënmasën 1.1a – Arra dhe lajthia.
Pse nuk po e publikon?
Çfarë po fsheh?
7 raste 700 mijë euro.
Vazhdon…/Lajmi.net/