Goditet nga vetura këmbësorja në Prizren, dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugë “Ekrem Rexha” në Prizren ku një grua është goditur nga një veturë. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. Gashi tha se viktima ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. “Në orën 09.30 ka ndodhur…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugë “Ekrem Rexha” në Prizren ku një grua është goditur nga një veturë.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi tha se viktima ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK.
“Në orën 09.30 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën ‘Ekrem Rexha’, në Prizren. Aksidenti ka ndodhur pasi që këmbësorja kishte qenë duke e kaluar rrugën, jashtë vendkalimit për këmbësorë dhe se është goditur nga një automjet. Ajo ka marrë lëndime të rënda trupore dhe se fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por duke marrë parasysh lëndimet e marra është dërguar në QKUK”.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes./Lajmi.net/