Suspendohen 6 zyrtarë policorë në veri- Arsyeja lidhet me fshirjen e grafiteve në sheshin “Car llazar”
Gjashtë zyrtarë policorë janë suspenduar nga puna në veri të vendit. Suspendimi i tyre thuhet të jetë bërë për shkak se të njëjtit nuk kishin reaguar në lidhje me fshirjen e një grafiti në sheshin “Car llazar” në veri të Mitrovicës. Suspendimi i tyre është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës…
Lajme
Gjashtë zyrtarë policorë janë suspenduar nga puna në veri të vendit.
Suspendimi i tyre thuhet të jetë bërë për shkak se të njëjtit nuk kishin reaguar në lidhje me fshirjen e një grafiti në sheshin “Car llazar” në veri të Mitrovicës.
Suspendimi i tyre është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani deklaroi se suspendimi u bë për shkak të neglizhencës së pjesëtarëve të policisë në kryerjen e detyrës.
Ndryshe këto grafite që u fshinë thuhej se u kushtoheshin “ushtarëve serbë nga beteja e Koshares”./Lajmi.net/