Hovenier i shoqëruar nga presidentja Osmani festojnë Ditën e Falënderimeve me ushtarët amerikanë që shërbejnë në Kosovë
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ndarë disa fotografi ku shihet se kanë festuar Ditën e Falënderimeve bashkë me ushtarët amerikanë që shërbejnë në Kosovë, ku pjesëmarrëse ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Hovenier është shprehur falënderues për ushtarët që shërbejnë larg familjeve të tyre, të cilët çdo ditë po kontribuojnë për një…
Lajme
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ndarë disa fotografi ku shihet se kanë festuar Ditën e Falënderimeve bashkë me ushtarët amerikanë që shërbejnë në Kosovë, ku pjesëmarrëse ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Hovenier është shprehur falënderues për ushtarët që shërbejnë larg familjeve të tyre, të cilët çdo ditë po kontribuojnë për një Kosovë të qetë dhe të sigurt.
Hovenier tutje ka thënë se ndihet i nderuar me prezencën e Vjosa Osmanit në këtë festë kaq të rëndësishme për ta.
“Jam mirënjohës që këtë vit e festuam Ditën e Falënderimeve me pjesëtarët e shërbimit amerikan në Kosovë dhe i nderuar që më janë bashkuar Presidentja Vjosa Osmani dhe miqtë tanë kosovarë. Thellësisht falënderues për ushtarët tanë që shërbejnë larg familjeve të tyre, të cilët çdo ditë po kontribuojnë për një Kosovë të qetë dhe të sigurt. Duke ju uruar të gjithëve një festë të lumtur të Falënderimeve!”, ka shkruar Hovenier në “X”/Lajmi.net/
Grateful to celebrate Thanksgiving this year with U.S. service members in Kosovo and honored to be joined by President @VjosaOsmaniPRKS and our Kosovan friends. Deeply thankful for our soldiers, serving far away from their families, who are contributing every day to a peaceful… pic.twitter.com/boKBOrAQU5
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) November 29, 2024