Ushtarët gjermanë të KFOR-it kryejnë patrullime në Kamenicë

Ushtarët gjermanë që veprojnë në kuadër të Komandës Rajonale të Lindjes së misionit të KFOR-it kanë kryer patrullime rutinore në rajonin e Kamenicës. Sipas në njoftimi të këtij misioni, këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. “KFOR-i…

Lajme

29/11/2024 11:13

Ushtarët gjermanë që veprojnë në kuadër të Komandës Rajonale të Lindjes së misionit të KFOR-it kanë kryer patrullime rutinore në rajonin e Kamenicës.

Sipas në njoftimi të këtij misioni, këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in (Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”,thuhet në njoftim./Lajmi.net/