Kurti për sulmin në Zveçan: Nuk ka as individ e as struktura që janë më të fuqishme se sa shteti i Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar ashpër sulmet që po bëhen ndaj institucioneve të Kosovës në veri të vendit ku tha se sulmet e tilla kanë për qëllim vetëm të mbjellin frikë. Kurti u shpreh se këto sulme janë shprehje e pafuqisë së strukturave kriminale. Duke folur për sulmin e mbrëmshëm ku komuna e…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar ashpër sulmet që po bëhen ndaj institucioneve të Kosovës në veri të vendit ku tha se sulmet e tilla kanë për qëllim vetëm të mbjellin frikë.
Kurti u shpreh se këto sulme janë shprehje e pafuqisë së strukturave kriminale.
Duke folur për sulmin e mbrëmshëm ku komuna e Zveçanit u godit me granata dore, Kurti tha se “keqbërës nuk është se s’ka”, transmeton lajmi.net.
“Keqbërës nuk është që nuk ka, mirëpo strukturat kriminale ose kanë ikur në Serbi, ose janë në burg në Kosovë. Nuk kemi burime të brendshme të destabilitet potencial, që nuk i menaxhojmë, e nuk ia dalim në ballafaqim me ta. Shprehje e pafuqisë së tyre, akte terrorizimi, që kanë qëllim të mbjellin frikë”
Kryeministri po ashtu deklaroi se në vendin tonë nuk mund të ketë as individ e as struktura që janë më të fuqishme se sa shteti i pavarur i Kosovës, që ngadhënjen rregullisht me ligjin e drejtë.
Kujtojmë që sulme të tilla me granata dore në veri të vendit ka pasur tash e disa ditë radhazi./Lajmi.net/