Lindi në Kosovë e u bë kryetar komune në Gjermani, ai vetë rrëfen se si i mori 60% të votave
Arianit Besiri nga Mitrovica ka korrur sukses të jashtëzakonshëm në Gjermani, duke fituar me 60% të votave Komunën e Morbach, në landin Rheinland-Pfalz të cilën e udhëheq tani. Besiri, në një intervistë për lajmi.net ka rrëfyer se si e ka arritur këtë rezultat, shkruan lajmi.net. “Ka shumë ndikime në atë se si e kam fituar…
Lajme
Arianit Besiri nga Mitrovica ka korrur sukses të jashtëzakonshëm në Gjermani, duke fituar me 60% të votave Komunën e Morbach, në landin Rheinland-Pfalz të cilën e udhëheq tani.
Besiri, në një intervistë për lajmi.net ka rrëfyer se si e ka arritur këtë rezultat, shkruan lajmi.net.
“Ka shumë ndikime në atë se si e kam fituar besimin e tyre, sepse unë e kam pas historinë time që e bi me vete si polic, si dikush që ka studiu për shkenca politike edhe në atë aspekt angazhimi jem në futboll ka ndiku por edhe nostalgjia e gjeneratës së moshuar në Morbach sepse atje ka pas një kryetar që para 20 viteve ka ardhur prej Trierit dhe ai i ka pru përpara gjërat shumë. Kështu që, gjenerata e moshuar ka pas edhe një lloj nostalgjie, ka pas shpresë dhe ka shpresë që njëri prej Trierit vjen apet aty edhe i zhvillon senet”, ka thënë Besiri për lajmi.net.
Kryetari i Morbachut që vjen nga Mitrovica, ka dhënë edhe një këshillë për mërgimtarët e Kosovës në Gjermani.
“Ju kisha thënë mos e humbni besimin kurrë ndaj vetes, mos e humbni kurrë sabrin sepse duhet me pas sabër me i marrë senet me të mirë dhe duhet me punu për fatin e vet. Gjermanët si popull kanë qef me u angazhu në shoqata, me u angazhu vullnetarisht dhe kjo i socializon njerëzit”, ka thënë Besiri ndër të tjera. /Lajmi.net/
Video: