Gërvalla: AKI nuk ma ka përgatitë e as dërguar lajmin, atë deklaratë e dhash nën presion
Drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla ka reaguar disa ditë pasi i është publikuar një audio-incizim gjatë mbledhjes së bordit ku ai e pranonte se AKI ia ka dërguar lajmin e “Slobodna Bosna-s” kundër dy mediave në Kosovë. Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka mohuar se AKI ka ndikuar në këtë lajm dhe ka thënë…
Lajme
Drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla ka reaguar disa ditë pasi i është publikuar një audio-incizim gjatë mbledhjes së bordit ku ai e pranonte se AKI ia ka dërguar lajmin e “Slobodna Bosna-s” kundër dy mediave në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka mohuar se AKI ka ndikuar në këtë lajm dhe ka thënë se kjo deklaratë e tij ka ardhur si pasojë e presionit që i është bërë.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Po vazhdon të diskutohet edhe më tej emri im dhe gabimi që tashmë është përmirësuar sipas rekomandimeve te KPM-së për lajmin e Slobodna Bosnës.
Po e përsëris, AKI nuk ma ka përgatitë e as derguar lajmin, sepse ai ka qenë i botuar në një medium tjetër dhe nëpër mediume tjera që nga mëngjesi, pra ka qene lajm publik.
Unë krenohem për bashkëpunimin me organet e sigurisë dhe intelegjences dhe këtë e kam bërë që nga fillet e mia në RTK-së dhe do ta vazhdoj kontributin tim!
Presioni publik më ka detyruar që ta arsyetoj gabimin që e kam bërë duke përmendur AKI-në dhe kam kërkuar dhe ripërsëris kërkimfaljen.
Njerëz jemi dhe gabojmë, e si te mos gabohet kur thirresh nga nje pjese e Bordit, mbi kater here brenda pak oresh, si para Prokurorise, per nje ceshtje qe baze ka patur parimin e citimit, e tani e gjitha po del se ai presion mbi mua paska qene qe te regjistrohet pa autorizim nje deklarate e imja nen presion.
Keso lloj leshimesh qe i ka theksuar KPM, publikime te lajmeve te huazuara nga mediumet tjera ndodhin cdo ditë edhe ne mediumet e tjera, por nuk behen teme diskutimi me muaj te tere.
E kuptoj parafushaten e hershme, por mbi fushatat dhe partitë është ruajtja e vendit nga sulmet hibride qe ka bere dhe po i ben Serbia e Vucicit.
Uroj qe po si une ne rastet e mehershme qe i kam permendur ne pergjimin e paautorizuar, njejte edhe mediumet tjera do te bashkepunojne me organet e intelegjences, asnjehere per vete, gjithmone per te miren e atdheut.