Kurti nis ditën në veri të vendit, vihet gurthemeli i nënstacionit policor në Izvor të Zveçanit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti mëngjesin e sotëm ka vizituar veriun. Kurti bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e përgjithshëm të policisë, Gazmend Hoxha kanë ndaluar në Zveçan, saktësisht në fshatin Izvor. Ata kanë qenë aty për të vendosur gurthemelin e nënstacionit të policisë së Kosovës në këtë fshat, transmeton lajmi.net. Kurti…
Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti mëngjesin e sotëm ka vizituar veriun.
Kurti bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e përgjithshëm të policisë, Gazmend Hoxha kanë ndaluar në Zveçan, saktësisht në fshatin Izvor.
Ata kanë qenë aty për të vendosur gurthemelin e nënstacionit të policisë së Kosovës në këtë fshat, transmeton lajmi.net.
Kurti theksoi se në objektin e ri do të shërbejë policia kufitare.
Postimi i plotë:
Të premten e javës së kaluar u vendos gurthemeli i nënstacionit policor tek Ura e Lumit Bistricë. Sot, në mëngjes, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, vendosëm gurthemelin e nënstacionit policor në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë. Në objektin e ri, që presim të ndërtohet shumë shpejt, do të shërbejë policia kufitare.
Punime të mbara!/Lajmi.net/
https://www.facebook.com/stories/165828618244207/UzpfSVNDOjEyNTgwNzA1NzIxMDc4MDE=/?view_single=1