Zelensky: Fundi i luftës është në dukje, presim të dëgjojmë Trump
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi se lufta ruse kundër vendit të tij ka mundësi të përfundojë vitin e ardhshëm. Ai këto komente i bëri sot në një bisedë me mediat e huaja në konferencën e tretë ndërkombëtare të sigurisë për ushqimin, gruri nga Ukraina në Kiev. “Kur do të përfundojë lufta? Kur Rusia dëshiron…
Bota
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi se lufta ruse kundër vendit të tij ka mundësi të përfundojë vitin e ardhshëm.
Ai këto komente i bëri sot në një bisedë me mediat e huaja në konferencën e tretë ndërkombëtare të sigurisë për ushqimin, gruri nga Ukraina në Kiev.
“Kur do të përfundojë lufta? Kur Rusia dëshiron që lufta të përfundojë. Kur Shtetet e Bashkuara të marrin një pozicion më të fortë. Kur jugu global të qëndrojë në krah të Ukrainës dhe të qëndrojë pranë fundit të luftës. Nuk do të jetë një rrugë e lehtë, por jam i bindur se kemi të gjitha shanset që kjo të ndodhë vitin e ardhshëm”, tha Zelensky, transmeton Ukrinform.
“Ne jemi të hapur ndaj propozimeve nga liderët e vendeve afrikane, aziatike dhe arabe. Do të doja të dëgjoja gjithashtu propozimet e presidentit të ri amerikan dhe mendoj se do t’i dëgjojmë në janar dhe do të kemi një plan për t’i dhënë fund kësaj lufte”, shtoi ai.
Gjatë fushatës elektorale, presidenti i sapo zgjedhur amerikan Donald Trump vazhdimisht e bëri të qartë se donte të reduktonte mbështetjen e madhe të SHBA-së për Kievin. Qëkur u zgjodh, ai nuk e ka përmendur se “do t’i jep fund luftës në Ukrainë brenda 24 orëve” sikur më herët.