Osmani takohet me ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, diskutohet për situatën e sigurisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada ku do ta përfaqësojë Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax. Osmani ka njoftuar që në fillim të konferencës ndërkombëtare të sigurisë në Halifax, Kanada, u pritë nga Mélanie Joly, Ministre e Punëve të Jashtme të Kanadasë. “Diskutuam për situatën e sigurisë…

Lajme

23/11/2024 15:39

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada ku do ta përfaqësojë Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.

Osmani ka njoftuar që në fillim të konferencës ndërkombëtare të sigurisë në Halifax, Kanada, u pritë nga Mélanie Joly, Ministre e Punëve të Jashtme të Kanadasë.

“Diskutuam për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon, mbështetjen kanadeze për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare si dhe thellimin e partneritetit tanë strategjik në një sërë fushash”, shkruan Osmani./Lajmi.net/