Matoshi: Presidentja e pranoi se Kurti na ka prishë me ShBA-të
Analisti politik, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presidentes Vjosa Osmani të mbajtur me rastin e fundvitit, ku e para e shtetit s’ka kursyer me kritika e goditje kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Matoshi ka shkruar se presidentja Osmani e ka pranuar se Kurti ka prishur raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.…
Lajme
Analisti politik, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presidentes Vjosa Osmani të mbajtur me rastin e fundvitit, ku e para e shtetit s’ka kursyer me kritika e goditje kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Matoshi ka shkruar se presidentja Osmani e ka pranuar se Kurti ka prishur raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Presidentja Vjosa Osmani në fjalimin e saj para Kuvendit, nëse për asgjâ tjetër, duhet me u falenderue për faktin se VËRTETOI përplasjen e Qeverisë së Kosovës me Amerikën dhe talljen, përkatësisht luejtjen bixhoz me aleancat strategjike të Kosovës ”
Ai tutje ka thënë se fjalimi i Osmanit vërteton që opinionistët dhe gazetarët kritikë si dhe pjesëtarët e opozitës s’kanë shpifur dhe se ata që kanë mashtruar, sipas Matoshit, janë “kryeministri dhe shpura e tij”./Lajmi.net/