Në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Mustafës shpaloset portreti përkujtimor në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes së patriotit Xhemail Mustafa, është zbuluar pllaka dhe portreti përkujtimor i tij në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kështu ka  bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku. Në këtë ngjarje, Abdixhiku ishte i pranishëm së bashku me familjen e Xhemail Mustafës. ‘Së bashku me zonjën Bahrije, vajzën…

Lajme

23/11/2024 12:34

Në 24-vjetorin e vrasjes së patriotit Xhemail Mustafa, është zbuluar pllaka dhe portreti përkujtimor i tij në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kështu ka  bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Në këtë ngjarje, Abdixhiku ishte i pranishëm së bashku me familjen e Xhemail Mustafës.

‘Së bashku me zonjën Bahrije, vajzën Berianën e djalin Besianin, së bashku me vëllaun Ganiun, Gemin e vogël, së bashku me Erolidën e Kushtrimin, kujtuam Xhemën si atdhetar, si veprimtar, si shkrimtar e si krijues – mbi të gjitha si bartës i lëvizjes rugoviste për liri, pavarësi e demokraci. Trashëgimia e tij politike do të ekojë në brezni”, tha Abdixhiku./Lajmi.net/