Maqedonci dhe Jashari marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci së bashku me Komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë. Në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes theksohet se edicioni i sivjetmë i forumit është i fokusuar tek sfidat…

Lajme

23/11/2024 11:58

Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci së bashku me Komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë.

Në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes theksohet se edicioni i sivjetmë i forumit është i fokusuar tek sfidat e sigurisë me të cilat aktualisht përballet bota demokratike. Forumi synon që të shërbej si një ngjarje që do të nxisë bashkëpunimin strategjik mes vendeve demokratike.

“Në margjinat e kësaj ngjarjeje përveç pjesëmarrjes në sesionet punuese, do të realizojnë takime bilaterale me homologë dhe përfaqësues të tjerë politik dhe ushtarak të vendeve partnere”, thuhet në njoftim.