Therja e të miturit në Skenderaj, i dyshuari dërgohet në mbajtje
I mituri i cili dyshohet për therjen e ndodhur dje në Skenderaj, është dërguar në mbajtje. Përleshja ka ndodhur në sheshin ‘Adem Jashari” të qytetit, mes dy të miturve, ku që të dy kanë pësuar lëndime, njëri nga ta me mjet të mprehtë. Rasti është cilësuar “Vrasje në tentativë”. “Viktima mashkull kosovar i mitur, ka…
Lajme
I mituri i cili dyshohet për therjen e ndodhur dje në Skenderaj, është dërguar në mbajtje.
Përleshja ka ndodhur në sheshin ‘Adem Jashari” të qytetit, mes dy të miturve, ku që të dy kanë pësuar lëndime, njëri nga ta me mjet të mprehtë.
Rasti është cilësuar “Vrasje në tentativë”.
“Viktima mashkull kosovar i mitur, ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që ishte i therur me thikë nga një i dyshuari mashkull kosovar i mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Ndërsa i dyshuari pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë./Lajmi.net/