Hamza: Ligji për Tatimin në Pronë duhet të ndryshojë, barra për bizneset dhe qytetarët nuk do të jetë ngarkesë e papërballueshme

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik. Këto komente, Hamza i bëri në Facecook, ku ndër tjerash ka thënë se Ligji për Tatimin në Pronë duhet të ndryshojë. Hamza ndër të tjera shtoi  se Kosova është duke…

Lajme

23/11/2024 11:46

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik.

Këto komente, Hamza i bëri në Facecook, ku ndër tjerash ka thënë se Ligji për Tatimin në Pronë duhet të ndryshojë.

Hamza ndër të tjera shtoi  se Kosova është duke u përballur me një rrezik të madh demografik sic është emigrimi andaj duhet të ndërrohet gjendja ekonomike në vend.

“Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik, jo si rezultat i ngarkueshmërisë me taksa. Ligji për Tatimin në Pronë duhet të ndryshojë. Barra për bizneset, për qytetarëtKosovës, nuk do të jetë ngarkesë e papërballueshme”, ka shkruar Hamza./Lajmi.net/