Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Philip Reeker, ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk beson se do të jetë prioritet për administratën e re të Donald Trumpit. Sipas Reeker, fokusi i SHBA do të jetë siguria dhe prosperiteti, së bashku me mbështetje për integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor. Ai tha se…
Lajme
Philip Reeker, ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk beson se do të jetë prioritet për administratën e re të Donald Trumpit.
Sipas Reeker, fokusi i SHBA do të jetë siguria dhe prosperiteti, së bashku me mbështetje për integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.
Ai tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka sjellë marrëveshje të mira, por zbatimi i tyre ende mbetet një sfidë e madhe.
Diplomati amerikan Filip Reeker e vlerësoi situatën e tanishme pas formimit të Komisionit të ri Evropian dhe rikthimit të Donald Trumpit në krye të administratës amerikane si një moment të rëndësishëm për shqyrtimin e hapave të ardhshëm në zgjidhjen e sfidave në Ballkanin Perëndimor.
“Nuk mendoj se çështja e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të jetë në krye të agjendës së administratës amerikane. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen të ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor të kapërcejnë problemet e së kaluarës dhe të gjejnë një rrugë për një të ardhme më të mirë për qytetarët e tyre”, thekson Reeker në RTK.
Sipas Reeker, i cili ka marre pjesë në Konferencën e Sigurisë në Beograd, fokusi kryesor i presidentit Trump do të jetë siguria dhe prosperiteti, në përputhje me politikën e tij “Amerika e para”.
“Presidenti Trump ka përcaktuar qartë prioritetet që janë të orientuara nga ajo që është e rëndësishme për Amerikën dhe qytetarët e saj. Kjo nuk është një izolacionizmi i plotë, por njerëzit duhet të jenë të rezervuar në pritshmëritë e tyre që SHBA të zgjidhë problemet e tyre. Bota sot përballet me sfida të mëdha gjeopolitike që kërkojnë vëmendje urgjente”, tha Reeker.
Reeker, i cili ka qenë zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, theksoi se dialogu nën Bashkimit Evropian mbetet mjeti kyç për zgjidhjen e çështjeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por shprehu shqetësimin për përparimin e ngadaltë.