Tahiri: Mos e votoni buxhetin, do të turpërohemi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka bërë thirrje që mos të votohet buxheti për vitin 2025. Ai ka thënë sot në foltoren e Kuvendit se shqyrtimi i buxhetit është bërë në mënyrë të përshpejtuar, si dhe duke e ngulfatur mundësin e deputetëve që të marrin pjesë të diskutojnë e të kontribuojnë në…
Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka bërë thirrje që mos të votohet buxheti për vitin 2025.
Ai ka thënë sot në foltoren e Kuvendit se shqyrtimi i buxhetit është bërë në mënyrë të përshpejtuar, si dhe duke e ngulfatur mundësin e deputetëve që të marrin pjesë të diskutojnë e të kontribuojnë në hartimin e tij.
“Procedura se si ka ardhur buxheti i vitit 2025 në lexim të dytë është procedura e cila do ta turpëroj përgjithnjë në jetën parlamentare shumicën. Seanca kundërligjshme u fut në rend dite, me procedurë të përshpejtuar duke e ngulfatur mundësin e deputetëve që të marrin pjesë të diskutojnë, si dhe të kontribuojnë në hartimin e buxhetit të shtetit. Është një moment që do të turpëroj të gjithë ata që votojnë këtë ligj për shkak se ju ka pamundësuar secilës organizatë buxhetore që të diskutohet”, ka thënë Tahiri.