Erërat e fuqishme e reshjet e shiut dhe borës- Disa zona të Kosovës mbesin pa energji-elektrike
Erëra të forta pati mbrëmë në vendin tonë. Si shkak i këtyre erërave të forta disa rajone të vendit kanë mbetur pa energji elektrike. Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se për shkak të erërave të forta, të shoqëruara me shi e borë që kanë përfshirë vendin gjatë natës, disa dalje…
Lajme
Erëra të forta pati mbrëmë në vendin tonë.
Si shkak i këtyre erërave të forta disa rajone të vendit kanë mbetur pa energji elektrike.
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se për shkak të erërave të forta, të shoqëruara me shi e borë që kanë përfshirë vendin gjatë natës, disa dalje janë jashtë funksionit.
Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Ferizaj e Peja janë rajonet më të prekura.
KEDS-i ka njoftuar se ka dërguar ekipet në terren për rikthimin e furnizimit me energji elektrike.
“Derisa në shumicën e këtyre rajoneve gjendja vazhdon të mbetet pa ndryshime të mëdha, ekipet e KEDS-it gjatë natës dhe që nga orët e para të mëngjesit të sotëm ndodhen në terren dhe po punojnë vazhdimisht për rikthimin e furnizimit të rregullt me energji elektrike në këto rajone, për çka kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e afektuar”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Lajmi.net/