Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve në Policinë e Kosovës. Sipas njoftimit të Policisë, rastet kanë ndodhur në Obiliqi, Prishtinë, Pejë dhe Rahovec, shkruan lajmi.net. Rastet e raportuara në Polici: Obiliq /19.11.2024 – 14:00.  Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje,  kishte pasur konflikt verbal dhe…

Lajme

20/11/2024 09:15

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve në Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, rastet kanë ndodhur në Obiliqi, Prishtinë, Pejë dhe Rahovec, shkruan lajmi.net.

Rastet e raportuara në Polici:

Obiliq /19.11.2024 – 14:00.  Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje,  kishte pasur konflikt verbal dhe fizik me bashkëshortin e saj dhe me motrën e bashkëshortit. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit,  rasti vazhdon në procedurë të rregullte hetimore.

Prishtinë 19.11.2024 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje. Me vendim të prokurorit janë kontrolluar dy shtëpi të dyshuarit në dy lokacione  të ndryshme, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. I dyshuari është intervistuar dhe  dërguar në mbajtje.

Pejë  19.11.2024 – 13:00. Viktima femër shtetase e Turqisë ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë i cili është edhe  përdorues i narkotikëve ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rahovec  30.10.2024 – 13:00.   Me 19.11.2024 viktima femër kosovare, ka raportuar se me datën e lart-cekur pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarw (vjehrri dhe kunati). Sipas viktimës ajo ishte kanosur edhe me armë zjarri. Viktima kishte pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar, rasti nën hetime.