Sallahu: 500 mijë eurot e 2.1 milionëshit janë në një bankë në Turqi, po punohet për t’i kthyer

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se është duke punuar me autoritetet turke, për t’ia kthyer Kosovës 500 mijë euro nga 2.1 milionëshi i cili ishte “avulluar” nga Thesari në kohë kur kjo ministri drejtohej nga Hykmete Bajrami. Ai në Facebook është shprehur se prej 2.1 milionë eurove të vjedhura rreth 500 mijë janë…

Lajme

15/11/2024 15:46

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se është duke punuar me autoritetet turke, për t’ia kthyer Kosovës 500 mijë euro nga 2.1 milionëshi i cili ishte “avulluar” nga Thesari në kohë kur kjo ministri drejtohej nga Hykmete Bajrami.

Ai në Facebook është shprehur se prej 2.1 milionë eurove të vjedhura rreth 500 mijë janë në një bankë në Turqi dhe në lidhje me këtë janë duke punuar ngushtë me autoritetet në Turqi që ato t’i kthehen sa më parë thesarit të shtetit.

“Ne jo vetëm që do t’i rregullojmë doracakët në arsim të nisur nga Arsim Bajrami PDK, e bitisur nga Hykmete Bajrami LDK, por do t’i kthejmë edhe rreth 500 mijë eurot nga 2.1 milionëshi i avulluar nga ministria kur e drejtonte Hykmete Bajrami. Prej 2.1 milionë eurove të vjedhura rreth 500 mijë janë në një bankë në Turqi dhe në lidhje me këtë jemi duke punuar ngushtë me autoritetet në Turqi që ato t’i kthehen sa më parë thesarit të shtetit.” ka shkruar Sallahu në Facebook./Lajmi.net/