Haradinaj: Doracaku i edukatës seksuale, sulm ndaj familjes- Nuk do të gjejë zbatim në komunat e AAK-së
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj Doracakut të edukatës seksuale rreth të cilit për ditë radhazi pati reagime të shumta. Haradinaj e ka vlerësuar hiq më pak atë se sulmin më të madh ndaj familjes dhe vlerave kombëtare. “Nuk ka e as që mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes…
Lajme
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj Doracakut të edukatës seksuale rreth të cilit për ditë radhazi pati reagime të shumta.
Haradinaj e ka vlerësuar hiq më pak atë se sulmin më të madh ndaj familjes dhe vlerave kombëtare.
“Nuk ka e as që mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes e vlerave kombëtare, se sa Doracaku i edukatës seksuale”, është shprehur kryetari i AAK-së në një postim në Facebook, duke paralajmëruar se ky dokument nuk do të gjejë zbatim në komunat e udhëhequra nga Aleanca.
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30 ka akuzuar kryeministrin Kurti për dështime në politikën e brendshme dhe të jashtme.
“Pas izolimit ndërkombëtar të Kosovës e pas vënies së vendit nën sanksione, tash bateritë e tij i ka kthyer mbi familjen”, theksoi Haradinaj, duke shtuar se familja kosovare ka themele të lashta që nuk lëkunden lehtë./Lajmi.net