Librat e edukimit seksual, zv/ministri i Arsimit thotë se teksti i përmendur nuk është në tekstet shkollore por është manual i UNFPA
Deputeti i cili është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe i është bashkuar Listës së Familjes, Eman Rrahmani në seancën e Kuvendit të hënën ka thënë se me kurikulën e re po bëhet degjenerimi i fëmijëve në shkolla. Sipas tij, në atë kurrikulë mësimdhënësit ‘iu mësojnë fëmijëve nga klasa e parë deri tek e dymbëdhjeta sesi…
Lajme
Deputeti i cili është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe i është bashkuar Listës së Familjes, Eman Rrahmani në seancën e Kuvendit të hënën ka thënë se me kurikulën e re po bëhet degjenerimi i fëmijëve në shkolla.
Sipas tij, në atë kurrikulë mësimdhënësit ‘iu mësojnë fëmijëve nga klasa e parë deri tek e dymbëdhjeta sesi kryejnë marrëdhënie seksuale në shtëpitë e tyre’, shkruan lajmi.net.
“Ministria Nagavci duhet të tregoj se çka ka bërë për korrikulën për arsim në edukatën seksuale dhe shëndetin riprodhues. Nuk e di deputetë a ju ka ra me lexua atë pjesë…Në atë kurrikulë mësohet sesi mësimdhënësit t’iu tregojnë fëmijëve prej klasës së 1 deri në 12 sesi i kryejnë marrëdhëniet seksuale në shtëpitë e tyre. Në atë kurrikulë, ministrja Nagavci ka prezantuar se fëmijët prej klasës së 1 deri 12 të marrin shembull një vajzë dhe një djalë ku i qesin para gjithë klasës dhe njërit ia mbyll sytë për pesë minuta dhe nxënësi tjetër ka me prek të gjithë trupin me sy mbyllur. Pastaj do të t’i ndërrojnë rolet dhe para së gjithë klasës do të tregojnë se çka kanë ndjerë, çfarë organi kanë prek dhe si janë ndje ata fëmijë. Kjo është kurrikula e publikuar në MAShT në vitin 2023”, tha ai.
Kjo është raportuar edhe në media ku është gjetur se në doracakun e lëndës “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues – Trupi im, ndjenjat dhe familja” në një aktivitet në faqen 107 të këtij libri, nxënësit obligohen të ndjekin një aktivitet që bie ndesh me rolin e familjes.
Këtë e ka demantuar sot përmes një postimi në Facebook, zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Taulant Kelmendi.
Ai ka akuzuar se po orkestrohet dhe manipulohet me të pavërteta e që sipas tij deputeti Rrahmani në Kuvend e ka thënë këtë për “kauzë mbijetese”.
Kelmendi ka shkruar se ky libër nuk është obligativ por është një manual i zhvilluar nga Fondi për Popullsinë e Kombeve të Bashkuara – UNFPA si nismë e filluar në vitin 2016.
Sipas Kelmendit, nuk ka asnjë rast në arsimin parauniversitar ku është praktikuar përshkrimi që po dëgjojmë dhe shohim. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje: