“Mendjemadhësinë ruajeni për vete”, Guri i LDK-së publikon një mesazh që thotë se MF ia dërgoi një vajzë e punësuar përmes entit të punësimit

Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri ka publikuar një mesazh nga një vajzë siç thotë ai, e punësuar përmes entit të punësimit të cilët do të duhej të paguanin gjysmën e pagës së saj. Siç thotë Guri, asaj nuk i ishte ekzekutuar gjysma e pagës prandaj edhe i kishte shkruar email Ministrisë së…

Lajme

12/11/2024 19:54

Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri ka publikuar një mesazh nga një vajzë siç thotë ai, e punësuar përmes entit të punësimit të cilët do të duhej të paguanin gjysmën e pagës së saj.

Siç thotë Guri, asaj nuk i ishte ekzekutuar gjysma e pagës prandaj edhe i kishte shkruar email Ministrisë së Financave nga të cilët pranoi një email jo fort të këndshme.

“E nderuar, mendjemadhësinë ruajeni për vete”, thuhet në email-in nga Ministria e Financave ndaj të cilës ka reaguar Guri.

“Kushdo që e ka shkru këtë email, duhet me shku në shpi. Në një qeveri normale dhe me një ministër normal, do të duhej të kërkohej publikisht falje! Por ama, fatkeqësisht, as qeverinë dhe as ministrin nuk i kemi normalë! Qasja e tyre arrogante po shihet që është instaluar edhe në përgjigjet institucionale nëpërmjet email-ve! SHTETI NUK ËSHTË I JUAJI TË ABUZONI NË KËTË MËNYRË! KËTË SE TOLEROJMË”, ka shkruar Guri. /Lajmi.net/ 
Postimi i plotë në Facebook:

Kushdo që e ka shkru këtë email, duhet me shku në shpi. Në një qeveri normale dhe me një ministër normal, do të duhej të kërkohej publikisht falje!
Por ama, fatkeqësisht, as qeverinë dhe as ministrin nuk i kemi normalë! Qasja e tyre arrogante po shihet që është instaluar edhe në përgjigjet institucionale nëpërmjet email-ve!
SHTETI NUK ËSHTË I JUAJI TË ABUZONI NË KËTË MËNYRË!
KËTË SE TOLEROJMË!