“Detyrat” në lëndën ‘Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues’, Bajrami: Nagavci s’duhet të lejohet të jetë pjesë e institucioneve

Doracaku për shkollat fillore i përdorur në lëndën ‘Edukimi Seksual dhe shëndeti riprodhues’, është ai që nxiti reagime e zëra të shumtë si në seancën e Kuvendit ashtu edhe në rrjet. Del të jenë shqetësuese për moshën e edhe në përgjithësi disa nga “detyrat e aktivitetet” që nxënësit duhet të përfshihen në atë lëndë. E…

Lajme

12/11/2024 18:31

Doracaku për shkollat fillore i përdorur në lëndën ‘Edukimi Seksual dhe shëndeti riprodhues’, është ai që nxiti reagime e zëra të shumtë si në seancën e Kuvendit ashtu edhe në rrjet.

Del të jenë shqetësuese për moshën e edhe në përgjithësi disa nga “detyrat e aktivitetet” që nxënësit duhet të përfshihen në atë lëndë.

E fundit nga klasa politike që reagoi ishte deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami.

Bajrami në reagimin e saj thotë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci s’duhet të lejohet të jetë pjesë e institucioneve.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook thotë se kryeministri Albin Kurti duhet t’i kërkojë falje secilës familje në Kosovë që sipas saj, e ka degraduar arsimin në këtë pikë.

“Arbërie Nagavci s’duhet të lejohet që të jetë pjesë e institucioneve, ajo duhet të shkoj në shtepi. Kurti duhet me i kërku falje secilës familje në Kosovë që e ka dëgradu arsimin në këtë pikë. Ministrja e Arsmit dhe Kryeministri duhet të ndëshkohet me votë për këtë skandal”, shkroi Bajrami./Lajmi.net