Krasniqi e Hamza shkojnë për ngushëllime tek familja e ish zyrtarit të FSK-së që vdiq pasi ra nga ndërtesa ku po punonte
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza dhe zyrtarë të tjerë të partisë kanë vizituar për ngushëllime familjen e Liman Musliut, ish zyrtarit të FSK-së i cili ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga ndërtesa ku po punonte jashtë orarit si ushtar i FSK-së. PDK përmes një postimi në Facebook,…
Lajme
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza dhe zyrtarë të tjerë të partisë kanë vizituar për ngushëllime familjen e Liman Musliut, ish zyrtarit të FSK-së i cili ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga ndërtesa ku po punonte jashtë orarit si ushtar i FSK-së.
PDK përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Musliu gjatë gjithë jetës së tij, para, gjatë dhe pas luftës, Limani jetoi me krenarinë e shërbimit ndaj atdheut.
“Vdekja e tij tragjike na ka pikëlluar të gjithëve. Me humbjen e tij, familja ka humbur një familjar të dashur, ndërsa Kosova një patriot dhe një qytetar të dalluar. Ngushëllime të gjithëve!”, thuhet në postimin e PDK-së. /Lajmi.net/
Postimi i plotë në Facebook: