Kuvendi miraton në parim buxhetin për vitin 2025

Me 59 vota pro dhe dy abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar të hënën ndarjet buxhetore të buxhetit për vitin 2025. Partitë opozitare nuk kanë marrë pjesë në votim, ani se shprehen kritikat për projektbuxhetin 2025, të cilët e quajtën jozhvillimor. Qeveria e Kosovës më 30 tetor ka miratuar projektbuxhetin për vitin e ardhshëm në…

Lajme

11/11/2024 18:51

Me 59 vota pro dhe dy abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar të hënën ndarjet buxhetore të buxhetit për vitin 2025.

Partitë opozitare nuk kanë marrë pjesë në votim, ani se shprehen kritikat për projektbuxhetin 2025, të cilët e quajtën jozhvillimor.

Qeveria e Kosovës më 30 tetor ka miratuar projektbuxhetin për vitin e ardhshëm në vlerë 3 miliardë e 600 milionë euro apo rreth 300 milionë euro më i madh se në vitin 2024.

Me këtë projeksion, për investime kapitale janë planifikuar 930 milionë euro.

Ndërsa, 916.5 milionë euro pritet të shkojnë për paga, duke përfshirë një rritje prej 55 euro për çdo punonjës të sektorit publik nga janari, ndërsa 110 euro nga korriku.

Po ashtu 105 milionë euro shkojnë për barna esenciale dhe materiale të nevojshme shëndetësore.