Kusari-Lila kthehet në Kuvend pas operimit nga kanceri i gjirit, kolegët e presin me duartrokitje
Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është kthyer sot në Kuvend, pak ditë pasi është operuar nga kanceri në gji. Asaj mirëseardhje i uroi nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, dhe më pas u prit me duartrokitje nga deputetët që janë në sallë. Kusari zbuloi më 8 nëntor në Facebook, se ishte operuar…
Lajme
Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është kthyer sot në Kuvend, pak ditë pasi është operuar nga kanceri në gji.
Asaj mirëseardhje i uroi nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, dhe më pas u prit me duartrokitje nga deputetët që janë në sallë.
Kusari zbuloi më 8 nëntor në Facebook, se ishte operuar nga kanceri në gji.
Ajo tha se tri javë më parë pas një kontrolli rutinor që e bën çdo vit, është diagnostikuar me kancer të gjirit, dhe për këtë, është operuar.
Deputetja më tutje tha se zbulimi ishte në fazë të hershme ndaj trajtimi është shumë më i lehtë sesa në fazat e avancuara.