Xhensila i dedikon një projekt emocional djalit të saj, mes rreshtash përmend edhe vështirësitë e kaluara bashkë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Murtezaj ka sjellë një këngë emocionale në treg duke i shtuar kështu reportuarit të saj edhe më shumë emocione. “Amen” quhet kënga e cila i është dedikuar djalit të saj i cili gjithashtu quhet Amen, shkruan lajmi.net. Videoklipi i kësaj kënge është i mbushur me momente të bukura dhe emocionale…

ShowBiz

11/11/2024 13:36

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Murtezaj ka sjellë një këngë emocionale në treg duke i shtuar kështu reportuarit të saj edhe më shumë emocione.

“Amen” quhet kënga e cila i është dedikuar djalit të saj i cili gjithashtu quhet Amen, shkruan lajmi.net.

Videoklipi i kësaj kënge është i mbushur me momente të bukura dhe emocionale të Xhensilës, vajzës së saj dhe djalit.

Në mes të vargjeve që ia dedikon djalit të saj, Xhensila nuk ngurron të përmendë edhe periudhën e trazirave dhe pasigurisë që ka kaluar: “Me shumë trazira të solli furtuna nëntorit, ti bëre lulet të çelin për mua në vjeshtë. Gjersa të rritesh bie e të mësosh të vërtetën, unë do të bëj sikur nuk di e vetëm do hesht” – këto vargje duket se mbartin një mesazh të thellë, përkundër gjithë pasigurisë që mund të ketë përjetuar, Xhensila vazhdon të qëndrojë e fortë për djalin e saj, Amen, dhe është e gatshme të përballet me çdo sfidë.

Kënga e saj si duket është “shfrytëzuar” si mundësi për t’i treguar vështirësitë me të cilat është përballur dhe jetën e saj të lumtur tashmë.

Xhensila Murtezaj ishte e martuar me aktorin dhe komedianin Bes Kallaku me të cilin edhe kanë dy fëmijët, Ajka dhe Amen.

Tash e një kohë në media raportohet se ata të dy i kanë dhënë fund martesës ndërsa nuk është konfirmuar e njëjta nga çifti. /Lajmi.net/

YouTube player