Tahiri gabon në Kuvend “buxheti i katërt në mandatin e katërt”, Konjufca: Mos na i ndjell kështu Besnik se s’di a mundemi katër
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri sot në fjalën e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës komentoi fjalimin e kryeministrit Kurti. Kurti tha se në mandatin e tij po e prezantonte buxhetin e katërt, e këtu ia “huqi” Besnik Tahiri. “Sot, ndoshta seanca e fundit për këtë vit po e diskutojmë dokumentin…
Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri sot në fjalën e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës komentoi fjalimin e kryeministrit Kurti.
Kurti tha se në mandatin e tij po e prezantonte buxhetin e katërt, e këtu ia “huqi” Besnik Tahiri.
“Sot, ndoshta seanca e fundit për këtë vit po e diskutojmë dokumentin e qeverisë të kryeministrit Albin Kurti dhe kabinetit të tij. Në fjalën e tij hyrëse filloi e po lavdohej se si ky është buxheti i tij i katërt në “MANDATIN E KATËRT”, por për vlerësimin e qytetarëve ky është buxheti i tij më i dështuar”, tha Tahiri e kësaj i reaguan pozita.
“Mos na i ndjell kështu Besnik se s’di a mundemi katër”, ia ktheu me të qeshur Glauku Konjufca.
“A u kënaqët a? A u gëzuat a. Të fundit e keni”, ishte kundërpërgjigja e Tahirit të AAK-së.