Raportohet se një 26 vjeçar e ka dhunuar një 9-vjeçare në Pejë

Një ngjarje e tmerrshme dyshohet se ka ndodhur në qytetin e Pejës. Siç raporton Sinjali, një 26 vjeçar e ka dhunuar një vajzë të moshës 9 vjeçare. Viktimë është një 9-vjeçare, e cila dyshohet se është dhunuar nga një person në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes…

Lajme

04/11/2024 16:31

Një ngjarje e tmerrshme dyshohet se ka ndodhur në qytetin e Pejës.

Siç raporton Sinjali, një 26 vjeçar e ka dhunuar një vajzë të moshës 9 vjeçare.

Viktimë është një 9-vjeçare, e cila dyshohet se është dhunuar nga një person në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh duke mos dhënë detaje shtesë në lidhje me rastin.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raport.