Hajnat hyn me forcë në një mobilshop në Deçan, vidhen telefona, llaptop ipad e para- Arrestohen shpejtë
Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në Deçan, saktësisht në rrugën “Luan Haradinaj”. Rreth orës 18:00 Policia është njoftuar për vjedhjen e rëndë, ku persona të dyshimtë kanë depërtuar me forcë në dy lokale (mobilshop), ku kanë vjedhur telefona, llaptop, ipad si dhe para të gatshme. “Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë,…
Lajme
Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në Deçan, saktësisht në rrugën “Luan Haradinaj”.
Rreth orës 18:00 Policia është njoftuar për vjedhjen e rëndë, ku persona të dyshimtë kanë depërtuar me forcë në dy lokale (mobilshop), ku kanë vjedhur telefona, llaptop, ipad si dhe para të gatshme.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Deçan, me datё 01.11.2024 rreth orёs 18:00, ёshtё informuar se nё rrugën “Luan Haradinaj”, ka ndodhur njё rast vjedhje e rёndё, aty persona tё dyshuar kanё depërtuar me forcё ne dy (2) lokale (mobilshop), ku kanё vjedhur: Telefona, Llapo top, ipad si dhe njё shumё tё parave.Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit ne vendin e ngjarjes ka intervistuar dëshmitaret lidhur me kёtё rast”,thuhet në njoftim.
Pas hetimeve të kryera nga Policia , ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet personi i dyshuar, mё piken kufitare Vermicё i njëjti ёshtё intervistuar nga hetuesit nё praninë e avokatit mbrojtës.
“Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari me urdhër të Prokurorit ёshtё ndaluar pёr 48- orё”./Lajmi.net/