Në dy raste në Leposaviq sekuestrohen armë pa leje e sasi e konsiderueshme fishekësh
Dy raste të sekuestrimit të armëve pa leje kanë ndodhur vetëm dje në Leposaviq. Policia ka bërë të ditur se në mes të orës 12:30 të mesditës dhe 14:30 është arrestuar një person i dyshuar për shkak se i njëjti është hasur nga patrulla policore me një pushkë gjuetie me 12 fishekë, dhe nga një…
Lajme
Dy raste të sekuestrimit të armëve pa leje kanë ndodhur vetëm dje në Leposaviq.
Policia ka bërë të ditur se në mes të orës 12:30 të mesditës dhe 14:30 është arrestuar një person i dyshuar për shkak se i njëjti është hasur nga patrulla policore me një pushkë gjuetie me 12 fishekë, dhe nga një person tjetër njësia policore ka sekuestruar tek i dyshuari mashkull kosovar, një pushkë gjuetie me 19 fishekë.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Soçanicë, Leposaviq 31.10.2024 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti është hasur nga patrulla policore me një pushkë gjuetie me 12 fishekë. Po ashtu gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar edhe tri pushkë dhe 197 fishekë kalibrash të ndryshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Fsh. Bërzance, Leposaviq 31.10.2024 – 14:30. Njësia policore ka sekuestruar nga i dyshuari mashkull kosovar, një pushkë gjuetie me 19 fishekë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon në procedurë të rregullt./Lajmi.net