Miller: Pretendimet serbe për juridiksion ligjor në Kosovë shkelin detyrimet e dialogut
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë se Serbia i shkel detyrimet e dialogut duke pretenduar t’i gjykojë krimet në Kosovë. Në një postim në rrjetin social X, ai ka thënë se mbështet qëndrimin e Bashkimit Evropian që e kundërshtoi miratimin e projektligjit nga ana e Serbisë për juridiksion gjyqësor në Kosovë. “Ne…
Lajme
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë se Serbia i shkel detyrimet e dialogut duke pretenduar t’i gjykojë krimet në Kosovë.
Në një postim në rrjetin social X, ai ka thënë se mbështet qëndrimin e Bashkimit Evropian që e kundërshtoi miratimin e projektligjit nga ana e Serbisë për juridiksion gjyqësor në Kosovë.
“Ne pajtohemi me BE-në që projektligji i Serbisë që pretendon juridiksion ligjor në Kosovë shkel detyrimet e dialogut. Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e vitit 2023, duke përfshirë Asociacionin dhe zgjidhjet për të gjithë qytetarët, përfshirë serbët në Kosovë”, thuhet në reagimin e Millerit në rrjetin social X.
We agree with the EU that Serbia’s draft legislation claiming legal jurisdiction in Kosovo violates Dialogue obligations. Kosovo and Serbia each should implement the 2023 agreement including ASM, and the Dialogue’s solutions for all citizens, including Serbs in Kosovo.
— Matthew Miller (@StateDeptSpox) October 31, 2024
Ligji që Qeveria e Serbisë ia propozoi Kuvendit serb për miratim më 28 tetor, parasheh gjykime për të gjitha krimet e parapara me Kodin Penal të këtij vendi, të cilat janë kryer pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në shkurt të vitit 2008.