Haziri flet për autostradën, ka edhe një mesazh për Qeverinë: ‘Bedati’ i ri në shehër të vjetër si Gjilani nuk kalon

Ish-kryetari i Gjilanit nga radhët e LDK-së, si dhe kryetari i Degës së LDK-së në këtë qytet, Lutfi Haziri, ka reaguar përmes një postimi për tashmë të shumë përmendurën, Autostradën e Gjilanit. Ai madje ka zgjedhur të përdorë një metaforë, për t’iu referuar pushtetit aktual në lidhje me prolongimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Gjilan. Siç…

Lajme

31/10/2024 19:25

Ish-kryetari i Gjilanit nga radhët e LDK-së, si dhe kryetari i Degës së LDK-së në këtë qytet, Lutfi Haziri, ka reaguar përmes një postimi për tashmë të shumë përmendurën, Autostradën e Gjilanit.

Ai madje ka zgjedhur të përdorë një metaforë, për t’iu referuar pushtetit aktual në lidhje me prolongimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Gjilan.

Siç Haziri është shprehur, “Bedati i ri në shehër të vjetër si Gjilani nuk kalon”.

Tutje, ai ka përmendur se ky projekt po etiketohet si “projekt i Lutës”, e prandaj edhe po prolongohet.

Ja çka thotë reagimi i plotë i tij:

Bedati’ i ri në shehër të vjetër si Gjilani nuk kalon
Qenkan deklaruar edhe sot, përkundër që po përtojnë të flasin për Autostradën e Gjilanit se ‘kjo është problem’. Do t’ju thoja sërish se nuk është Autostrada e Gjilanit problem, por qeveria ka problem ta jetësojë sepse po iu referohen si “projekt i Lutës…”, sikur që i prolonguan edhe tri projekteve tjera e i filluan më 1 tetor.
‘Bedati’ i ri në shehër të vjetër si Gjilani nuk kalon. Veç vazhdoni të përtoni me gjetë arsyetime. Një punë që e kemi nis do të përfundohet, por jo me ju. Kosova e Gjilani meritojnë shumë më shumë dhe shumë më mirë!/Lajmi.net