Një kompani është gjobitur pasi ka gjuajtur mbeturina inerte në Keqekollë, Rama: Nuk do të ketë tolerim

Një kompani është gjobitur pasi ka gjuajtur mbeturina inerte në fshatin Keqekollë përgjatë rrugës magjistrale Prishtinë-Prapashticë. Për këtë ka njoftuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në Facebook. Ai ka shkruar se kompania është e detyruar që brenda afateve ligjore të pastrojë hapësirën dhe ta rikthejë në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu,…

Lajme

27/10/2024 18:16

Një kompani është gjobitur pasi ka gjuajtur mbeturina inerte në fshatin Keqekollë përgjatë rrugës magjistrale Prishtinë-Prapashticë.

Për këtë ka njoftuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në Facebook.

Ai ka shkruar se kompania është e detyruar që brenda afateve ligjore të pastrojë hapësirën dhe ta rikthejë në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu, për pengimin e personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës është vendosur gjobë shtesë.

“Paralajmërojmë të gjithë ata që mendojnë të ndotin apo dëmtojnë hapësirat publike: NUK DO TË KETË TOLERIM! Çdo veprim i tillë do të ndëshkohet me gjoba të rënda dhe do të njoftohet policia për ndjekje të mëtejshme ligjore. Inspektorët tanë janë në terren ditë e natë për të mbrojtur mjedisin tonë. Kërkojmë edhe bashkëpunimin tuaj – për çdo parregullësi që hasni, na kontaktoni menjëherë në numrat tanë falas: 📞 0800 12233 ose 0800 12244. Le të mbrojmë së bashku qytetin tonë!”, ka shkruar Rama. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: