Vrau Agonis Tetajn, Shaban Gogaj lirohet nga burgu

Është liruar dje nga Burgu i Dubravës me vendim të Gjykatës Supreme, Shaban Gogaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e Agonis Tetajt. Këtë e ka konfirmuar së fundi edhe vetë avokati i Gogajt, Besnik Berisha, i cili ka thënë se vrasja e tashmë të ndjerit është një fatkeqësi që goditi dy familje. Sipas tij rasti…

Lajme

25/10/2024 17:59

Është liruar dje nga Burgu i Dubravës me vendim të Gjykatës Supreme, Shaban Gogaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e Agonis Tetajt.

Këtë e ka konfirmuar së fundi edhe vetë avokati i Gogajt, Besnik Berisha, i cili ka thënë se vrasja e tashmë të ndjerit është një fatkeqësi që goditi dy familje.

Sipas tij rasti ka ndodhur nga pakujdesia, e kjo u konfirmua edhe me vendim final nga drejtësia.

“Meqe kam thirrje e mesazhe te shumta per te konfirmuar nese Shaban Gogaj eshte liru nga burgu, per korrektesi, ndonese nuk e kisha ndermend ta beja teme e as nuk metoj te krekosem per kete vendim, pergjigja eshte PO, Shaban Gogaj eshte liru dje nga Burgu i Dubraves dhe lirimi i tij eshte bere me vendim te Gjykates Supreme. Ashtu sic e kam thene nder vite, vrasja e Agonis Tetaj ishte nje fatkeqesi qe goditi se paku dy familje, por u konfirmua perfundimisht se vrasja ndodhi nga pakujdesia dhe per kete  verdikt final u shpreh drejtesia“, tha Berisha para disa minutash në një postim të bërë në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë që sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria në Pejë për rastin rrëqethës, Shaban Gogaj akuzohet se më 23 shtator 2018, rreth orës 11:04, në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, përkatësisht në kompaninë “Gogaj AG”, me dashje e privon nga jeta Agonis Tetajn dhe me këtë ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve A.H dhe F.Z./Lajmi.net