Përleshje fizike dhe shtëna me armë në drejtim një lokali në Prishtinë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali në Prishtinë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti ka ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën “Rrahim Beqiri”. Tutje policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalur  njësitë policore ku kanë takuar…

Lajme

25/10/2024 10:10

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali në Prishtinë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti ka ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën “Rrahim Beqiri”.

Tutje policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalur  njësitë policore ku kanë takuar dhe dy viktima të cilët kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes fizike.

“ Dy të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore ku kanë takuar dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes fizike”, thuhet në raport./Lajmi.net/