Ministri Peci padit gazetarin Lirim Mehmetaj pas raportimeve për familjarë të ministrit të punësuar në institucione

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka paditur në Gjykatë gazetarin Lirim Mehmetaj. Siç njofton Peci, kjo padi ka ardhur pas raportimeve të gazetarit Mehmetaj për familjarë të punësuar të ministrit në institucione e që ky i fundit i quan shpifje. “I tërbuari Lirim M. Do përballët me padinë e dytë! Ai (dhe cilido në këtë…

Lajme

23/10/2024 20:09

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka paditur në Gjykatë gazetarin Lirim Mehmetaj.

Siç njofton Peci, kjo padi ka ardhur pas raportimeve të gazetarit Mehmetaj për familjarë të punësuar të ministrit në institucione e që ky i fundit i quan shpifje.

“I tërbuari Lirim M. Do përballët me padinë e dytë! Ai (dhe cilido në këtë vend) para gjykatës le ta tregojë se kush janë familjarët e mi të punësuar në institucione para dhe pas marrjes së detyrës sime si Ministër! Nëse dikush ka predispozitë dhe simptoma për të qenë kriminel me përmasa rajonale prej daktilografi, ai është i tërbuari Lirim M!”, ka shkruar Peci në Facebook.